Ten Hag: Ne e shënuam golin pavarësisht se u anulua!

Futboll

Ten Hag: Ne e shënuam golin pavarësisht se u anulua!

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 11:07
Ten Hag

Ecuria prej tre fitoresh radhazi e Manchester United në Premier League, u ndal mbrëmjen e së shtunës me “Djajtë e Kuq” që u mposhtë në transfertë nga Newcastle me shifrat 1:0.

Goli për “The Magpies” u realizua në fraksionin e dytë nga Anthony Gordon, me të besuarit e trajnerit Erik ten Hag që nuk mundën të kundërpërgjigjeshin edhe pse tentuan në disa momente.

Madje, “Djajtë e Kuq” shënuan në fund, por goli u anulua pas një pozicioni jashtë loje të Harry Maguire.

Pas sfidës, tekniku holandez i United, këmbënguli se skuadra është në drejtimin e duhur dhe se do të vazhdoj përpara me projektin e nisur.

“Kjo skuadër ka qendrueshmëri. Kemi një projekt dhe do ta çojmë atë përpara.

Do të flas me djemtë për ndeshjen, por unë dua të theksoj se ishim në lojë deri në minutat e fundit dhe patëm disa mundësi për të shënuar.

E shëmuam një gol, por ishte në pozicion të parregullt. Ndeshja mund të kishte përfunduar edhe barazim”, u shpreh Ten Hag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat