Elezi: Duel i zjarrtë në Shkup! Artan Iljazi: Pikët mbeten në Çair

Futboll

Elezi: Duel i zjarrtë në Shkup! Artan Iljazi: Pikët mbeten në Çair

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 11:09
Iljazi

Shkupi-Shkëndija do të jetë kryendeshja që do të luhet në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Të dy skuadrat ndajnë vendin e parë me pikë të barabarta (nga 32 pikë) dhe ky duel pritet me dëshirë të madhe për të tejkaluar njëra tjetrën.  

“Kuqezinjtë” në mesjavë kishin paraqitje pozitive kur në Tetovë mundën 2:0 Rabotniçkin dhe drejt Çairit shkojnë me vendosmëri për fitore dhe të njejtën nga tabori kuqezi e paralajmëron sulmuesi, Dashmir Elezi.

“E presim me padurim, duke marrë parasysh se në mesjavë kishim një ndeshje kundër Rabotniçkit këtu në Tetovë, të cilën e fituam dhe pikët ngelen te ne.

Ndeshja me Shkupin do të jetë një duel i zjarrtë edhe nga titozeria e tyre dhe e veçant edhe për ne si klub dhe për tifozë tanë. Në këtë përballje ne shkojmë për tre pikët.

Të dyja skuadrat luftojnë për kreun dhe le të fitojë më i miri”, ka thënë Dashmir Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat