Portieri i Milanit futet në historikun e Seria A

Futboll

Portieri i Milanit futet në historikun e Seria A

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 11:12
Pamje nga një ndeshje

Portieri i Milanit futet në historikun e Serie A!

Milani triumfoi me rezultatin 3:1 ndaj Frosinones në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Serisë A italiane, ku protagonist absolut u bë portieri Majk Menjan, i cili në minutën e 42-të i mohoi një gol të sigurt shqiptarit Çuni, teksa në minutën e 50-të asistoi për Pulisiç që shënoi golin e dytë.

Me asistin e dhënë ndaj Frosinones, Menjan u bë portieri me më shumë asiste në Serinë A (3), që nga vitit 2004/2005.

Faqja e specializuar “OPTA ka filluar të mbledhë statistikat. 

Menjan ka dhënë të paktën një asist në secilin nga 3 sezonet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat