Tirana dhe Partizani gati për duelin e radhës

Futboll

Tirana dhe Partizani gati për duelin e radhës

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 11:28
Pamje nga një ndeshje

Dy ekipet më të titulluara të Shqipërisë përballen sot në një ndeshje të zjarrtë. Tirana dhe Partizani ndeshen për të shkruar një tjetër faqe të artë të historisë të kampionatit vendas.

Në orën 19:00 në ‘Air Albania’ bardheblutë presin rivalët e tyre historik për të luajtur javën e 15-të të Superiores. 

Fitorja është rruga e vetme për të dy skuadrat pasi tri pikët janë e vetmja gjë me rëndësi për tifozeritë e të dy skuadrave.

Sa i përket protagonistëve në fushë duhet thënë se nën presion janë lojtarët e Tiranës, e cila me një humbje në këtë takim do të shikonte t’i largohej edhe më shumë statusit të “pretendentes”.

Për bardheblutë disfata e dytë në derbi këtë sezon do të bënte që t’i largoheshin shumë kreut me Egnatian që është 12 pikë para aktualisht.

Si Partizani ashtu edhe Tirana, vijnë pa fitore në këtë sfidë teksa javën e fundit u ndalën nga Dinamo dhe Erzeni, por renditja i jep më komoditet të kuqve. Ky derbi do të jetë pak më ndryshe nga të tjerët, kjo për faktin se skuadrat kanë shumë mungesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat