Sneijder kundër Messit

Futboll

Sneijder kundër Messit

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 11:29
Sneijder

Wesley Sneijder, ish-lojtar i Inter-it dhe i Holandës, është kthyer të flasë për Topin e Artë të 2010-ës.

Holandezi, që ka fituar Triplete-n dhe ka arritur finalen e Kupës së Botës, ka pranuar se e ka merituar çmimin prestigjioz, që më pas i është dhënë Messi-t.

Ja deklaratat që ka bërë holandezi për kanalin egjiptian Alhayah TV:

“Ka qenë pak e padrejtë që unë nuk jam vlerësuar me Topin e Artë 2010 dhe që e ka fituar Messi. Edhe pse nuk jam tipi që qahet për gjëra të tilla.

“Topi i Artë është një çmim individual, unë preferoj të fitoj trofe kolektive.

Nëse duhej të zgjidhja mes Champions League dhe Topit të Artë, do të zgjidhja Champions-in që kam fituar.

Jam shumë i kënaqur për atë titull”.

Ish-mesfushori i Inter-itështë kthyer edhe të flasë për finalen e Kupës së Botës, të humbur kundër Spanjës:

“Kemi merituar të fitojmë në 2010-ën kundër Spanjës, por ata kanë qenë më shumë se të pabesueshëm dhe na kanë mundur. Arritja e finales është një rezultat i mrekullueshëm që ëndërroja dhe e kam akoma zemrën të thyer për humbjen e atij titulli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat