Lewandowski: Ne duam të fitojmë çdo ndeshje

Futboll

Lewandowski: Ne duam të fitojmë çdo ndeshje

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 11:35
Robert Lewandowski

Si një lider i vërtetë i skuadrës, Robert Lewandowski ka motivuar shokët e ekipit në prag të ndeshjeve të rëndësishme që e presin Barcelonën.

Barça në fakt është kualifikuar në raundin e 1/8-ave të Champions League, por është në ndjekje të Real Madridit kryesues në kampionat. Siç tha qendërsulmuesi polak, “tani duhet vrapuar”.

“Sezoni është i gjatë, por ne duhet të bëjmë një hap përpara.

Ne duam të fitojmë çdo ndeshje dhe është shumë e rëndësishme të mposhtim Atleticon dhe Girona këtë javë. Ne duhet t’i marrim fitojmë këto gjashtë pikë”, ka thënë Lewa për kanalet zyrtare të klubit.

“Ne nuk jemi një skuadër çfarëdo, ne jemi Barça. Pastaj luajmë në shtëpi dhe mund dhe duhet të japim gjithçka nga minuta e parë për të fituar. Tifozët mund të na ndihmojnë, ata janë shumë të rëndësishëm për ne. Ata na ndihmojnë të qëndrojmë të bashkuar si skuadër”.

Barcelona do të përballet me Atletico Madrid këtë të diel dhe me Girona-n shtatë ditë më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat