Futbollisti tregon: Nuk na lejohej ta preknim Messin

Futboll

Futbollisti tregon: Nuk na lejohej ta preknim Messin

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 11:36
Messi gjatë një stërvitje

Jean Clear Todibo është aktualisht pjesë e Nice në Ligue 1 dhe po shkëlqen me këtë skuadër që aktualisht ka një nga mbrojtjet më të mira jo vetëm në Francë, por në të gjithë Europën.

23-vjeçari që është një nga liderët e Nice, në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Barcelonës në vitet 2019/2021.

Megjithatë, blaugranat nuk i besuan shumë dhe një pjesë të kohës Todibo e kaloi si i huazuar në klube të ndryshme.

Me fanellën e spanjollëve mbrojtësi regjistroi vetëm pesë paraqitje.

Së fundmi, Todibo tregon një prapaskenë nga koha e tij me Barcelonën teksa thekson se në stërvitjen e katalanasve ishte e ndaluar të bëjë një ndërhyrje kundër Messit.

“Në stërvitjet e Barcelonës ishte e ndaluar të prekje Messin. Mund të duket si çmenduri, por është e vërtetë.

Duhet të tregoheshim shumë të kujdesshëm me Messin.

Megjithatë, unë e kuptoj, bëhej fjalë për futbollistin më të mirë. Askush nuk do të donte ta dëmtonte Messin”, u shpreh Todibo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat