Berisha bën shaka me shortin e Shqipërisë

Futboll

Berisha bën shaka me shortin e Shqipërisë

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 11:40
Berisha

Shorti i Evropianit, ka qenë kryefjala e ditës së sotme, teksa ky short u tregua ‘i pamëshirshëm’ për Shqipërinë, duke i rezervuar kundërshtarë të mëdhenj të futbollit botëror siç janë Italia, Spanja dhe Kroacia.

Ka pasur reagime nga më të ndryshmet që nga kreu i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, trajneri Sylvinho e deri tek lojtarët.

Një ndër reagimet që ka marrë vëmendjen është ai i Etrit Berishës, i cili në formë shakaje ka postuar një foto në rrjetin social Instagram, duke shtuar edhe Brazilin në listën e kundërshtarëve.

Image

Kjo lë të nënkuptohet që këta ishin rivalët më të vështirë të mundshëm për Shqipërinë andaj edhe grupi në të cilin kuqezinjtë bëjnë pjesë po cilësohet nga të gjithë si “grupi i vdekjes”.

Shqipëria përveç kundërshtarëve, tashmë ka mësuar edhe datat dhe stadiumet ku do t’i zhvillojë ndeshjet në Gjermani.

Sfida hapëse për kuqezinjtë, do të jetë ajo ndaj Italisë që pritet të luhet më datë 15 qershor në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat