E ardhmja e lojtarit Osimhen

Futboll

E ardhmja e lojtarit Osimhen

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 11:40
Osimhen

Napoli përgatitet për sfidën ndaj Interit, e planifikuar për të dielën në mbrëmje në “Diego Armando Maradona”, teksa presidenti De Laurentiis ka dhënë një lajm mjaft të mirë për tifozerinë e kaltër.

Sulmuesi Viktor Osimhen, që është shndërruar në beniaminin e tifozerisë, është shumë pranë rinovimit të kontratës me Napolin, pavarësisht përplasjeve që ka pasur me klubin në këtë fillim sezoni.

Me Osimhen jemi në fazën e firmës mbi kontratën e dakordësuar që në verë dhe që kishte mbetur pezull.

Do të jetë me ne edhe për katër vite”, tha De Laurentiis, duke lënë të kuptohet se kontrata e sulmuesit do të zgjatet deri në 2027-ën, dy vite më shumë nga ajo aktualja.

Numri një i Napolit mohoi zërat për një rinovim të kontratës së gjeorgjianit Kvaratskhelia, duke theksuar se ai tashmë e ka një kontratë deri në 2027-ën dhe në kohën e duhur do të negociohet për zgjatjen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat