Superiorja ‘vlon’ edhe në Kukës e Durrës

Futboll

Superiorja ‘vlon’ edhe në Kukës e Durrës

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 11:43
Lojtarët e Teutës gjatë stërvitjes

Kategoria Superiore do të ketë një ditë të ngarkuar sot me derbin që lë në hije sfidat e tjera.

Megjithatë, çdo sfidë ka rëndësinë e saj dhe para përballjes në kryeqytet do të luhen dy ndeshje të tjera të javës së 15-të.

Dita nis në orën 13:30 me Kukësin që pret Teutën në shtëpi në një përballje mes dy klubeve të fundit në renditje.

Nuk do mend të thuash që fitorja është kusht për të dyja, pasi një tjetër disfatë mund të quhet e tepërt.

Në orën 16:00 do të luhet ndeshja Dinamo – Laçi në ‘Niko Dovana’ me dy ekipet që kanë kuotë të barabartë pikësh, 16. Ndryshimi është që ‘blutë’ në 5 ndeshjet e fundit nuk njohin humbje duke grumbulluar 9 pikë, ndërsa kurbinasit nuk njohin fitore duke marrë vetëm 3 barazime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat