Ndizet’ kryeqyteti

Futboll

Ndizet’ kryeqyteti

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 11:44
Tifozët

Futbolli shqiptar do të përjetojë sot ndeshjen më të zjarrtë të saj, derbi mes Tiranës de Partizanit.

rivalët historik do të përballen në orën 19:00 në ‘Air Albania’ për të luajtur javën e 15-të të Superiores.

Fitorja është kusht për të dy skuadrat pasi derbi mbetet derbi, por në kampin bardheblu një humbje mund të ishte fatale. Disfata për herë të dytë në derbi ëtë sezon do të bënte që bardheblutë të shihnin me dylbi kreun me Egnatian që është 12 pikë para aktualisht.

Si Partizani ashtu edhe Tirana, vijnë pa fitore në këtë sfidë teksa javën e fundit u ndalën nga Dinamo dhe Erzeni, por renditja i jep më komoditet të kuqve.

Ky derbi do të jetë pak më ndryshe nga të tjerët, kjo për faktin se skuadrat kanë një mal me mungesa, madje emrat që mungojnë mund të jenë më të mirë se ata që do të luajnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat