Dinamo ndeshet me Laçin

Futboll

Dinamo ndeshet me Laçin

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 11:56
DInamo

Dinamo dhe Laçi luajnë sot për javën e 15 në stadiumin “Niko Dovana”. Sfida që merr jetë në orën 16:00 do të ndajë disa llogari aktualisht në fundin e tabelës.

Të dyja skuadrat janë me 16 pikë, por për shkak të ndeshjeve direkte Dinamo mban vendin e 6, ndërsa Laçi atë të 8. Me po kaq pikë është dhe Erzeni në vend të shtatë, por me një ndeshje më shumë.

Sfida mes Dinamos dhe Laçit do jetë përcaktuese se cila nga skuadrat do qëndrojë në zonën e ftohtë. Më mirë psikologjikisht vijnë blutë që kanë 2 fitore dhe 3 barazime në pesë takimet e fundit. Laçi në anën tjetër nuk njeh fitore gjashtë ndeshjet e fundit, ku ka grumbulluar vetëm 3 pikë.

Dinamo po ashtu ka provuar të fitojë në transfertën e Laçit gjatë fazës së parë. Fitore minimale 0 me 1, që i dha 3 pikë me vlerë asokohe. Me interes pritet të shihet dhe takimi sot mes dy skuadrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat