Guardiola: Postekoglu nuk më kopjon mua

Futboll

Guardiola: Postekoglu nuk më kopjon mua

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 13:29
Guardiola

Totenhemi e ka mundur Mançester Sitin 6 herë në Premier Ligë që kur Pep Guardiola mori drejtimin e stolit të “qytetarëve” në vitin 2016, më shumë se çdo skuadër tjetër. 

Por Mançester Siti ka humbur vetëm 2 nga 13 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Totenhemit në Premier Ligë.

Në konferencën e djeshme për shtyp, trajneri katalanas tha se tanimë është më e vështirë për të fituar Premier Ligën.

“Është një kompeticion më i vështirë për t’u fituar dhe kam thënë shumë herë se çdo sezon është duke u përmirësuar.

Pra, ka më shumë ekipe të përfshira dhe çdo ndeshje është shumë e vështirë.

Që kur Mauricio Poçetino erdhi, do të thosha se ‘spërsat’ kanë qenë gjithmonë atje, kështu që po, ata janë një pretendentë”.

Shumë e kanë krahasuar stilin e lojës së trajnerit Postekoglu me atë të tijin, me linjën lartë të mbrojtjes, por kur e pyesin nëse greko-australiani kopjon stilin e tij, Pep thotë:

“Unë nuk jam i vetmi trajner që kam lindur për të luajtur me linjën lartë. Ajo i përket absolutisht atij. Unë do të thosha se ndonjëherë mbrojtësit e mi të krahut hyjnë brenda, por të tyret shkojnë në xhepa. Ata janë mesfushorë sulmues, kështu që unë nuk e kam parë kurrë më parë këtë.

Nuk e kam përdorur kurrë këtë skemë, kjo i takon absolutisht atij dhe gjithsesi është një pyetje për të”.

Ai u ndal të komentonte edhe dy humbjet e fundit të Totenhemit.

“E di që kanë humbur ndeshjet e fundit, por ju e shihni se si luajnë. Unë shoh shumë ngjashmëri me lojën kur ata fitonin ndeshje pas ndeshjeje. Pra, pash ndeshjet e tyre që ishin njësoj, por futbolli ndonjëherë është i tillë”.

Nga infermieria, trajneri dha lajmin se Stons është shumë pranë rikthimit: “Ai është shumë afër kthimit. Ai do të jetë me ne, nuk e di nëse do të luajë, por do të jetë në skuadër. Kovaçiç është kthyer në stërvitje të enjten, ndërsa Nunjez është në ditët e fundit të rikuperimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat