Ancelotti elozhe për Brahim Diaz

Futboll

Ancelotti elozhe për Brahim Diaz

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 14:34
Ancelotti e Diaz

Real Madrid nuk gaboi në Santiago Bernabeu duke mposhtur Granadën e Myrto Uzunit me rezultatin 2-0. Një nga autorët e golave ishte Brahim Diaz, me fantazistin që ia shpërbleu besimin trajnerit Carlo Ancelotti.

Pas ndeshjes, tekniku italian e vlerësoi jashtë mase paraqitjen e 24-vjeçarit ndërsa nuk ngurroi të jepte edhe një koment për ndeshjen kryesore të kësaj jave në LaLiga, atë Barcelonës dhe Atletico Madrid.

“Brahim Diaz po luan shumë mirë. Më vjen mirë sepse ai jep maksimumin kudo që ta vendosësh në fushë. Jam i lumtur për Diaz, në fillim nuk kishte shumë hapësira për t’u shprehur. Por, tani po tregon të gjithë potencialin e tij.

Rodrygo? Është rikthyer në nivelin e tij më të mirë dhe po shënon shumë gola. Ndeshja mes Barcelonës dhe Atletico Madrid? Mendoj se do të jetë një ndeshje argëtuese, le të fitoj më i miri”, u shpreh Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat