Prishtina kthehet me një pikë nga Klina

Futboll

Prishtina kthehet me një pikë nga Klina

Nga: K. G. Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 14:50
Pamje nga ndeshja

Ballafaqimi mes Dukagjinit dhe Prishtinës, u karakterizua me një lojë mesatare dhe përfundoi pa gola (0:0).

Prishtina kthehet me një pikë, ndërsa Dukagjini megjithatë do të kënaqet edhe me këtë barazim.

Të dy ekipet luftuan për fitore por pa sukses, pasi që sulmuesit nuk u treguan në ditën e tyre.

Prishtina renditet në vend të pestë me 22 pikë dhe ka një më shumë se Dukagjini që zë vendin e gjashtë me 21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat