Gostivari kthehet me pikë nga Kratova

Futboll

Gostivari kthehet me pikë nga Kratova

Nga: K. G. Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 15:16
Pamje nga ndeshja

Skuadra shqiptare, Gostivari, ka vazhduar me rezultate të mira në elitën e futbollit maqedonas.

Fati sportiv ia ktheu shpinën Gostivarit, pasi që deri në minutën e 88-të ishin në epërsi.

Takimi mes Sileksit dhe Gostivarit ka përfunduar baras (1:1).

Për Gostivarin ka shënuar Kehinde në minutën e 13-të dhe Gjeorgjevski në atë të 88-tën për Sileksin.

Pas javës së 17-të, Sileksi është në vend të katërt me 24 pikë dhe Gostivari në të shtatin me 21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat