Brahim Diaz: Ai është i pabesueshëm

Futboll

Brahim Diaz: Ai është i pabesueshëm

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 15:59
Brahim Diaz

Në këtë fazë emergjence për shkak të dëmtimeve të shumta, Carlo Ancelotti i ka besuar Brahim Diaz-it.

Ish-ylli i Milan-it e ka shpërblyer besimin e trajnerit duke shënuar goli që i hapi rrugën fitores 2-0 të skuadrës së tij kundër Granada-s në kampionat.

“Jam shumë i lumtur që luaj për këtë klub. Është e vërtetë, topi që më ka dhënë Kroos ka qenë i pabesueshëm dhe gjithçka është më e lehtë kur luan në krah të këtyre lojtarëve.

“Kjo është loja ime, dua të vazhdoj këtu, të vazhdoj të jap kontributin tim”, ka thënë Diaz. Ato pasime të Toni-t i shikoj në stërvitje, këtëherë më ka dhënë një të çmendur mua dhe për këtë arsye i pastrova këpucën.

“Trajneri ka pasur gjithmonë besim tek unë, por është e vërtetë që tani luaj më shumë. Kam ardhur këtu sepse ndihem një lojtar i Real Madrid dhe mendoj se mund të jap shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat