Ndeshje me kthesa, rrebesh gola në sfidën Manchester City - Tottenhami

Futboll

Ndeshje me kthesa, rrebesh gola në sfidën Manchester City - Tottenhami

Nga: K.G. Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 19:30
Pamje nga ndeshja

Manchester City ka barazuar me rezultat 3:3 me Tottenhamin, në takimin e javës së 14-të të Premier League.

Ndeshje me kthesa në rezultat, 0:1, 2:1, 3:2 e 3:3.

Son Heung-Min i Tottenhamit shënoi një gol për ekipin e tij dhe një për mysafirët.

Për Cityn shënuan Son Heung-Min (9' - autogol), Foden (31') e Grealish (81’) dhe për Tottenham realizuan Son Heung-Min (6'), Lo Celso (69') dhe Kalusevski (90’).

Duhet theksuar se në minutën e 29-të, Doku vepron bukur në krah, traversa i mohon golin dhe fat për Tottenhamin.

Arsenali kryeson e 33 pikë, Liverpooli 31, Manchester City me 30 Aston Villa 29, Tottenham 27, Newcastle 26 pikë, Manchester Utd 24 sosh etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat