Marseille rikthehet te fitorja

Futboll

Marseille rikthehet te fitorja

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 22:51
Marseille

Marseille rigjen fitoren në kampionat pas thuajse dy muajsh, teksa ia doli të triumfojë me rezultatin 2-0 ndaj Rennes në “Velodrome”.

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso regjistronte fitoren e fundit në kampionat më 8 tetor ndaj Le Havre, teksa më pas numëronte dy barazime e dy humbje, që e kishin zbritur ndjeshëm në renditje.

Ndaj Rennes ishte Aubameyang që shënoi golin e avantazhit në minutën e 8’, ndërsa në pjesën e dytë shëno Ouahi edhe të dytin. Vlen të theksohet se të dy skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga 10 futbollistë, pas kartonëve të kuq të Wooh për Rennes dhe Ndiaye për Marseille.

Me këtë sukses, Marseille ngjitet në vendin e 10 me 17 pikë, por sërish shumë larg zonës europiane të renditjes, ndërsa Rennes mbetet e 12-a me 15 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat