Bellingham fiton çmimin “Golden Boy” për vitin 2023

Futboll

Bellingham fiton çmimin “Golden Boy” për vitin 2023

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 21:09
Jude Bellingham

Jude Bellingham është shpallur fitues i çmimit “Golden Boy” për vitin 2023 pas paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme për Real Madridin dhe Anglinë.

Ky çmim i cili ndahet nga gazeta prestigjioze Tuttosport për futbollistin më të mirë në botë nën moshën 21-vjeçare, iu dhurua Bellinghamit në një ceremoni në Torino.

Pasi mori çmimin, Bellingham u shpreh se ndihet mjaft i lumtur dhe nuk kurseu falenderimet në drejtim të bashkëlojtarëve të tij

“Faleminderit. Unë jam shumë i lumtur që i bashkohëm këtij grupi special të futbollistëve. Jam shumë i lumtur që kam fituar çmimin ‘Golden Boy’”, ka thënë fillimisht Bellingham.

“Ky është rezultati kur luani me lojtar të mëdhenjë. Unë kam luajtur dhe jam duke luajtur me lojtarë të mrekullueshëm. Do të doja t’i falenderoja ata më së shumti”.

“Unë dua të ndihmojë skuadrën time dhe vendin tim të jenë më të mirët. Kjo është çfarë duhet të bësh për të qenë lojtari më i mirë në botë. Unë vetëm dua të ndihmojë ekipin tim të bëhet më i mirë, kjo ka rëndësi”.

“Real Madridi është ekipi më i fortë në histori. Unë jam i lumtur që kam pasur mundësinë për të luajtur këtu, kjo mundësi nuk iu vjen çdo ditë”, u shpreh anglezi.

Bellingham po shkëlqen në sezonin e tij të parë me Real Madridin, teksa deri më tani ka shënuar 15 gola dhe ka bërë katër asistime në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat