Dëmtimi i Gavi, Barcelona mund të rikthejë mesfushorin

Futboll

Dëmtimi i Gavi, Barcelona mund të rikthejë mesfushorin

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 23:25
Gavi

Lëndimi i Gavi ka detyruar një ndryshim në planet e merkatos të Barcelonës përpara afatit kalimtar të janarit.

Me lojtarin e talentuar që do mbetet jashtë fushe për një periudhë kohore, katalanasit do të përpiqen të gjejnë një mesfushor që është funksional me idetë e Xavi.

Lidhur me këtë, shkruan Sport, ideja e fundit e Blaugranëve ka të bëjë me rikthimin e Thiago Alcantara në Camp Nou.

Alcantara, ka luajtur në 3 sezonet e fundit, tek Liverpool. Nëse gjigandët spanjoll dështojnë te kjo pistë, do mendohen edhe alternativa të tjera. Të presim e të shikojmë sesi do shkojnë gjërat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat