Leao paralajmëron rikthimin në fushë nga lëndimi dhe nuk heq dorë nga titulli

Futboll

Leao paralajmëron rikthimin në fushë nga lëndimi dhe nuk heq dorë nga titulli

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 08:20
Rafael Leao

Rafael Leao është një nga mungesat kryesore të Milanit, edhe pse jo i vetmi në javët e fundit.

Sulmuesi portugez i mungon kuqezinjve prej 11 nëntorit, kur pësoi një tërheqje muskulore në udhëtim në sfidën ndaj Lecces.

Stefano Pioli shpreson ta ketë të gatshëm për duelin e fundjavës, ku Milani do të luaj në udhëtim te Atalanta, megjithatë vet portugezi nuk kërkon të nxitohet.

“Ndihem mirë. Nuk është një dëmtim serioz, por nuk duhet të rrezikoj. Po punoj bashkë me mjekët për të shmangur rrezikun, pasi kampionati është i gjatë”.

“Unë ndihem mirë, nuk ndjej dhimbje. Po përpiqem të rikthehem në formën time 100% për të ndihmuar shokët e skuadrës. Shpresoj të rikthehem sa më shpejt”.

“Për momentin ka shumë presion, por unë e them gjithmonë që presioni është pozitiv. Ky Milan është shumë i fortë. Unë gjithmonë tentoj të krijoj një atmosferë të mirë në skuadër, si edhe t’i ndihmoj shokët. Sidomos të rinjtë”, tha Leao.

Ai krejt në fund ka thënë se nuk nxitohen sa i përket titullit të kampionit dhe besojnë se mund ta arrijnë.

“Po, besojmë te titulli. Kampionati është shumë i gjatë dhe në fund mund t’ia dalim ta fitojmë”, tha Leao. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat