Bellingham: Real Madrid është skuadra më e mirë në botë

Futboll

Bellingham: Real Madrid është skuadra më e mirë në botë

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 11:55
Bellingham

Jude Bellingham fitoi çmimin e madh të “Golden Boy” të ndarë nga prestigjiozja italiane “Tuttosport”.

Mesfsuhori anglez ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e madhe që i kanë dhënë, ndërsa ka thënë se për të qenë futbollisti i ri më i mirë në botë dueht të ndihmosh edhe skuadrën.

“Faleminderit për ftesën dhe çmimin. Është nder të jem këtu sot, ku kanë kaluar kaq shumë legjenda.

Jam shumë me fat për gjithçka që kam kaluar. Është e mrekullueshme të dëgjosh reagimet e shkëlqyera të botës ndaj meje.

Për të qenë lojtari më i mirë në botë, nuk duhet vetëm të luash mirë dhe të shënosh gola, duhet të ndihmosh edhe ekipin.”

Anglezi u transferua nga Dortmund te Real Madrid gjatë merkatos së verës për 103 milionë euro dhe mund të thuhet se Florentino Perez nuk është penduar aspak për shumën e shpenzuar për 20-vjeçarin.

“Real Madrid është skuadra më e mirë në botë, unë jam shumë mirënjohës dhe kënaqem çdo ditë që kalon, të gjithë lojtarët me të cilët luaj janë të klasit të lartë. Pritshmëritë dhe presioni janë në nivelin më të lartë, si në Madrid ashtu edhe në Angli, por unë jam shumë me fat që luaj futboll.

Nëse jo, tani do të isha duke studiuar në universitet. Falenderoj familjen time që më ka nxitur të lauj këtë sport që kur isha fëmijë, sepse pa futboll nuk do të isha i njëjti.”

Në fund të fjalimit të tij, Bellingham ka zbuluar edhe idhullin e tij, ku në fakt nuk ka qenë asnjë prej legjendave si Messi, CR7, Maradona, Zidane apo dikush tjetër.

“Unë kam një listë shumë të gjatë idhujsh, por Rooney kishte një ndikim të madh tek unë”, përfundoi Bellingham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat