Përmbyllet me sukses edicioni i parë

Futboll

Përmbyllet me sukses edicioni i parë

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 12:23
Trajnerët

U përmbyll me sukses edicioni i parë i kursit për trajnerët e portierëve “UEFA B Goalkeeping”, një kurs i i organizuar nga Sektori i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Kursi nisi në muajin janar të këtij vitit dhe në përfundim u diplomuan plot 28 trajnerë, ndër të cilët edhe dy vajza, të cilat janë portiere të ekipit Kombëtar A, Viona Rexhepi dhe Antigoni Hyska.

Kursi “UEFA B Goalkeeping” u drejtua nga janë emra të njohur të fushës së trajningut të portierëve në Shqipëri, si trajneri i portierëve të ekipit kombëtar A, Ilir Bozhiqi, Përgjegjësi i Sektorit të Portierëve në FSHF, Erion Meta dhe disa lektorë të huaj, si Antonello Brambilla, Martin Thomas, Gaetano Petrelli e Patrick Foletti, të cilët ofruan eksperiencën e tyre të vyer përgjatë leksioneve teorike dhe praktike. Pjesëmarrësit në këtë kurs ishin trajnerë portierësh nga klube të ndryshme shqiptare, por edhe disa nga anëtarët e stafeve të ekipeve kombëtare të moshave.

Pas përfundimit të ceremonisë së diplomimit, pjesëmarrësit vlerësuan FSHF për organizimin e kursit “UEFA B Goalkeeping” i cili u zhvillua për herë të parë në vendin tonë. Në Sektorin e Edukimit në FSHF është ngritur prej disa kohësh një Sektor i posaçëm për Zhvillimin e Portierëve, që synon të rrisë nivelin e trajnerëve të portierëve, duke i ofruar atyre formimin bashkëkohor rreth stërvitjes së portierit modern.

Një nga synimet kryesore të këtij kursi është rritja e numrit të portierëve nëpër klube dhe akademi dhe klube e rrjedhimisht nivelin e portierëve të rinj.

“UEFA B Goalkeeping” i bashkëngjitet programeve të edukimit që FSHF ka implementuar prej kohësh në edukimin dhe kualifikimin e stafeve teknike, duke i dhënë një rëndësi të veçantë edhe rolit të trajnerit të portierëve si një figurë kyçe në stafin teknik të një skuadre futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat