Enis Bardhi do të vazhdojë karrierën në Bundesligë?!

Futboll

Enis Bardhi do të vazhdojë karrierën në Bundesligë?!

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 12:26
Enis Bardh

Pas 18 muajsh në Trabzonspor, Enis Bardhi mund të ndryshojë mjedisin dhe të kalojë në Bundesligë.

Ai është një nga objektivat kryesore të Union Berlin dhe trajneri i ri i skuadrës, Nenad Bjelica, i cili ishte trajner në Trabzonspor, këmbëngul për të dhe kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer. Pas largimit të ekspertit kroat nga klubi,

Bardhi iu zvogëlua edhe koha e lojës dhe në katër ndeshjet e fundit kishte vetëm një paraqitje dhe atë për 15 minuta. Union Berlini tashmë ka kontaktuar me Trabzonsporin dhe përgjigja për një transferim të mundshëm pritet muajin e ardhshëm.

Skuadra e Bundesligës këtë sezon luan në Ligën e Kampionëve, por në prag të xhiros së fundit duket qartë se nuk do të vazhdojë në fazën eliminatore. Në xhiron e gjashtë do të dihet nëse do të sigurojnë një vend në Ligën e Evropës, pasi janë dy pikë prapa Bragës dhe mirëpresin Real Madridin.

Ndryshe nga sezoni i kaluar, tani skuadra nga kryeqyteti gjerman ndodhet në një situatë të palakmueshme në kampionatin vendas dhe pas 12 ndeshjeve të luajtura ndodhet në pozitën e fundit të tabelës, me vetëm shtatë pikë. Bjelica ka për detyrë ta shpëtojë nga rënia, por në afatin kalimtar të janarit duhet të forcojë skuadrën që të mund të shpresojë për një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat