Selektori i Kroacisë tregon pse është e rrezikshme Shqipëria

Futboll

Selektori i Kroacisë tregon pse është e rrezikshme Shqipëria

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 12:40
Zlatko Daliç 

Zlatko Daliç është nga ata kroatë tipikë që askënd nuk e mendon më të mirë sesa veten, ndonëse pranon se shorti në Euro 2024 ishte i tmerrshëm. Kjo, jo vetëm për shkak të Spanjës dhe Italisë, por edhe të kombëtares shqiptare.

“Sipas mendimit tim kemi grupin më të vështirë të mundshëm.

Luajmë kundër kampionëve në fuqi të Europës, kundër fituesve në fuqi të Ligës së Kombeve, ne jemi të tretët në botë, pra është grupi më i vështirë. Shqipëria, që luajti mirë në eliminatore, gjithashtu nuk është aspak kundërshtar i lehtë.

Më e keqja që mund të na ndodhte”.

Dalic ngacmohet që Shqipëria e kaloi grupin në vend të parë, mbi Poloninë e Çekinë, ndryshe nga Kroacia.

“Po, po, patjetër. Ata ishin të parët në grup, luajtën mirë dhe këtë nuk e priste askush. Realizuan një detyrë të shkëlqyer. I kemi në grup. Siç e thashë, grupi është shumë i vështirë. Kemi dy emra të mëdhenj, dhe Shqipërinë që është tepër, tepër e rrezikshme”.

Dalic ka kujtime nga Shqipëria, ndonëse që nga ajo kohë shumë gjëra kanë ndryshuar.

Dikur, trajner i Dinamos së Tiranës, dhe kandidat për stolin kuqezi, kroati do ta ketë kundërshtare kombëtaren shqiptare, madje në një skenë të madhe si Kampionati Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat