FC Drita e Gjilanit fillon garat për trofeun e Kupës së Kosovës në futboll dhe nesër zhvillohet ndeshja ndaj KF Dardania në 1/16 e finales.
Në konferencën për media kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, tha se kërkon kualifikimin
"Kupa gjithmonë ka befasi, por befasitë ndodhin kur ekipi që është favorit nuk i qaset me seriozitetin maksimal.
Sot kishim stërvitjen e fundit dhe kërkesa ime ishte serioziteti, disiplina dhe angazhimi maksimal. Kemi karakter të shëndoshë brenda ekipit, janë të gjithë profesionistë dhe e dijnë çfarë është Kupa, ndoshta një rrugë më e lehtë drejt Evropës.
Shpresoj që nesër me punë, motivim dhe angazhim gjatë 90-të minutave ta mbyllim kapitullin", ka thënë trajneri Ramadani.
Ramadani foli edhe për synimet e klubit në këtë garë.
"Drita gjithmonë kërkon trofe. Aspirata jonë është të fitojë çdo lojë edhe në atë të Kupës.
E jona është që të japim maksimumin në ndeshjen e radhës, sepse në Kupë janë të gjitha finale.
Për të arritur te finalja e madhe duhet t'i eliminosh finalet e vogla.
Të lehtë apo të vështirë ndeshjen e bëjmë vetë ne, nëse i qasemi me atë mendje.
Nëse e mendojmë si stërvitje të lehtë atëherë me të vërtetë do të jetë e vështirë për ne", potencoi Ramadani.
Për përbërjen e futbollistëve dhe formacionin në ndeshjet e Kupës u pyet edhe trajneri.
"Për mua nuk ka futbollist të ri apo të vjetër apo ai që është me eksperiencë duhet të luaj.
Nuk më intereson a është Kupë apo kampionat. Për mua çdo futbollist që jep maksimumin, mendoj që është në formën e duhur mund të luaj në çdo ndeshje që e meriton. Nuk bëjë klasifikime se ky është i ri dhe duhet të pres.
Jo, une mendoj se ai meriton të luaj karshi konkurrentit të vet dhe do të luaj për ta ndihmuar skuadrën", përfundoi Ramadani.
Ndeshja KF Dardania - FC DRITA zhvillohet nesër, e mërkure në stadiumin sintetik (te rrethi), ora 12:00.