Dëmtuan stadiumin gjatë derbit Tirana - Partizani

Futboll

Dëmtuan stadiumin gjatë derbit Tirana - Partizani

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 14:51
Pamje nga stadiumi në Tiranë

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës riktheu aktet e dhunës në futbollin shqiptar. Pas ndeshjes, tifozët e dy kampeve pushtuan fushën ku pati disa përleshje.

Policia e Tiranës lidhur me këtë ngjarje ka vënë nën hetim edhe 8 tifozë të tjerë, pasi me herët në pranga ranë 4 tifozë, u vunë 3 nën hetim dhe 2 u shpallën në kërkim.

Të rinjtë akuzohen se kanë hedhur flakadanë në fushë dhe kanë ushtruar veprime të dhunshme.

Policia e Tiranës për të disatën herë bën thirrje për bashkëpunim nga tifozët si dhe nga Federata, klubet sportive, tifozërite për të shmangur veprimet e dhunshme gjatë ndeshjeve.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, në lidhje me ndeshjen mes ekipeve Tirana dhe Partizani, të zhvilluar më datë 03.12.2023, në stadiumin “Air Albania”, sqarojmë se në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar, gjatë dhe pas kësaj ndeshjeje, janë identifikuar dhe shoqëruar shtetas të tjerë që dyshohet se kanë hedhur flakadanë në fushë dhe kanë ushtruar veprime të dhunshme.

Në vijim të veprimeve janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. S., 21 vjeç, E. D., 19 vjeç, G. S., 19 vjeç, L. B., 20 vjeç, E. Q., 19 vjeç, G. H., 35 vjeç, D. I., 36 vjeç dhe A. Sh., 36 vjeç, të gjithë banues në Tiranë,” njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat