Olimpiada dhe rekordi i golashënuesit më të mirë në Ligën 1

Futboll

Olimpiada dhe rekordi i golashënuesit më të mirë në Ligën 1

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 15:32
Mbappe

Në më pak se një muaj, Kylian Mbappé, do të jetë i lirë të negociojë me skuadrën që dëshiron.

Kontrata e kampionit të botës në 2018 skadon në qershor 2024. Por as Al Khelaïfi dhe as lojtari nuk po nxitojnë të ulen për të negociuar dhe sipas të gjitha gjasave, bisedimet do të fillojnë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Presidenti i klubit parizien, ka dy asete për të bindur golashënuesin më të mirë në histori të PSG-së për të nënshkruar rinovimin.

Lojërat Olimpike “Paris 2024” dhe faktin që Mbappe mund të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Ligue 1, një nga rekordet e pakta që i ka mbetur për të thyer sulmuesit 25-vjeçar.

Olimpiada është një dëshirë e sulmuesit për ta dërguar Francën drejt medaljes së arit. Dhe PSG, mund ta përdorë këtë aset në favorin e vet. Duke ditur se olimpiada nuk është në kalendarin e FIFA-s, dhe klubet mund të mos i lejojnë lojtarët ë shkojnë në kombëtare, PSG, për t’i plotësuar dëshirën Mbapes, do ta lejojë atë të luajë në Olimpiadë me kushtin të nënshkruajë kontratën e re. Por jo vetëm kjo, pasi PSG do të përpiqet ta bëjë golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në Ligue 1.

Rekordi është me 299 gola. Mbappé ka shënuar deri tani 179, e që t’i afrohet, atij do të duhej të kalonte të paktën pesë sezone të tjera në Francë. Por deri tani nuk ka asnjë rast në futbollin modern, që një nga lojtarët më të mirë në botë, të ketë kaluar kaq shumë vite pa ndërprerje në futbollin francez.

Tani për tani, si Katari ashtu edhe Al Khelaïfi janë të qetë, përpara se të zhyten në negociata, primare momentalisht është kalimi i grupit në Ligën e Kampioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat