De Zerbi: Po diskutojmë për rinovimin

Futboll

De Zerbi: Po diskutojmë për rinovimin

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 20:22
Roberto De Zerbi

Puna e shkëlqyer e bërë te Brightoni ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha, por Roberto De Zerbi nuk po e mendon këtë dhe madje mund të rinovojë kontratën me “Pulëbardhat”.

Vetë trajneri italian e pranoi në konferencën për shtyp:

“Zakonisht punoj që të jem i lumtur dhe të argëtohem dhe ndihem shumë mirë te Brightonin”, tha 44-vjeçari, kontrata aktuale e të cilit është deri në vitin 2026.

“Kam marrëdhënie të shkëlqyer me lojtarët, me klubin, me Tony Bloom (presidentin), me Paul Barber (shefin ekzekutiv), me David Weir (drejtor teknik) dhe të gjithë ata që punojnë këtu. Po flasim për kontratën e re, por, për momentin, janë vetëm diskutime, asgjë nuk është mbyllur.

Duhet të mendojmë për objektivat: nëse përkojnë me ato të klubit, do të jetë një nder për mua të punoj te Brightoni.

Nuk po përpiqem të marr një klub të nivelit më të lartë. Gjëja më e rëndësishme për mua është puna serioze, me një ekip të mirë, lojtarë të mirë. Për mua është e rëndësishme të vendos një objektiv të rëndësishëm.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat