Haaland mund të dënohet

Futboll

Haaland mund të dënohet

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 22:19
Erling Haaland

Erling Haaland mund të vendoset nën akuzë nga Federata Angleze e Futbollit, pasi kritikoi performancën e zyrtarëve të ndeshjes gjatë barazimit 3-3 të Mançester Sitit me Totenhemin të dielën.

Sulmuesi i Sitit protestoi tek arbitri Saimon Huper, pasi ai i mohoi Sitit një mundësi për të fituar në minutën e 94-t.

Gjyqtari lejoi avantazhin, pasi Haland u pengua, por në mënyrë të pashpjegueshme e ndërpreu atë kur pasimi i norvegjezit dërgoi Xhek Grilishin të vetëm drejt portës së Totenhemit.

Pas ndeshjes, norvegjezi postoi një video të incidentit në rrjetin social “X”, duke shkruar: “Çfarë dreqin”, dhe kjo mund ta vendosë atë në telashe. Pep Guardiola nuk donte që të komentonte mbi këtë situatë, duke thënë se nuk donte që të bënte një koment si ai i kolegut Mikel Arteta, i cili i quajti të turpshëm gjyqtarët pas humbjes së Arsenalit të tij kundër Njukasëllit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat