Çfarë planifikon Barcelona?

Futboll

Çfarë planifikon Barcelona?

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 23:08
Marc-Andre Ter Stegen

Ditën e sotme u raportua se Marc-Andre Ter Stegen do t’i nënshtrohet një operacioni pas lëndimit në shpinë.

Reprezentuesi gjerman ka qenë numri një i padiskutueshëm i Barcelonës tash e disa vite, por tani ai duket se do të humbasë tre muajt e ardhshëm për shkak të këtij lëndimi.

Ai lë Inaki Pena si portierin e vetëm të njohur të ekipit të parë për Barcelonën.

24-vjeçari, i cili ka luajtur në tre ndeshjet e fundit në mungesë të Ter Stegenit, është bërë gjithnjë e më i mirë dhe pritet ta mbajë pozitën e titullarit deri në rikthimin e 31-vjeçarit.

Kjo pasi sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona nuk ka ndërmend të nënshkruajë me një tjetër portier për të zëvendësuar Ter Stegen.

Ish-portieri i Manchester United, David De Gea, ishte lidhur si një opsion i mundshëm, por zyrtarët e klubit kanë besim të plotë tek Pena për t’u ngritur, siç bëri me paraqitjet kundër Porto dhe Atletico Madrid.

Pena do të mbështetet nga Ander Astralaga dhe Diego Kochen gjatë muajve të ardhshëm, pasi Barça përgatitet të jetë pa Ter Stegen për një periudhë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat