​10 ndeshje sot në Kupën e Kosovës

Futboll

​10 ndeshje sot në Kupën e Kosovës

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

20 skuadra do të jenë sot në aksion në Kupën e Kosovës, me qëllimin e vetëm për ta siguruar biletën drejt 1/8-ës së kësaj gare.

Të gjitha ndeshjet e sotme, respektivisht 10 sosh, do të zhvillohen në orarin e njëjtë me fillim nga ora 12:00.

Kampioni aktual, Prishtina, e nis aventurën për ta mbrojtur titullin kundër Rahovecit, kurse kampioni i Kosovës, Ballkani luan si mysafir kundër Drenicës.

Ndërkaq, ndeshje sot do të zhvillojë edhe Drita, e cila është mysafire e skuadrës së Dardanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat