Bayerni kthehet me “këmbë në tokë”

Futboll

Bayerni kthehet me “këmbë në tokë”

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 11:57
Florian Virc

Florian Virc-Bajern Mynih po lakohet gjithnjë e më tepër si mundësi bashkimi në verën e vitit 2024. Deklarata e presidentit Herbert Hainer dhe pohomi i talentit gjerman se së shpejti do të vendosë për të ardhmen është pasur me një “tërmet” të vërtetë në dëm të kampionëve.

Konkretisht “Bild” bën të ditur se ekziston klauzolë largimi mes “aspirinave” dhe mesfushorit në të cilin theksohet se ai ka të drejtë të largohet para vitit 2027, periudhë kur i përfundon kontrata vetëm nëse mbërrin shifrën mbi 120 mln euro.

Pas shpenzimit prej 150 mln eurosh në tregun e verës, duket thuajse e pamundur që klubi më i titulluar në Gjermani të shkojë edhe njëherë në këtë stad. Virc pëlqehet tej mase jo vetëm brenda kufijve, por edhe më gjerë, aty ku klubet më të zëshme në Europë kanë filluar të interesohen.

Xhevahiri i kontigjentit të Ksabi Alonsos po zhvillon sezon fantastik me Leverkusenin në të gjitha garat, 6 gola dhe 10 asiste në 19 prezenca. Edhe pse nuk ka reagim mbi këtë lajm në Mynih, situata vështrohet mjaft e zbehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat