Suhareka sfidon Trepçën

Futboll

Suhareka sfidon Trepçën

Nga: K.G. Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 13:56
Pamje nga një ndeshje

Nënkampioni vjeshtor i Ligës së Parë të Kosovës në Grupin A, Suhareka, është gati për ndeshjen e Kupës.

Futbollistët e Suharekës ndeshen me Trepçën dhe synojnë kalimin në rrethin tjetër.

President i FC Suhareka, Rrustem Aliaj, tha se janë gati për sfidën e nesërme (12.00).  

“Sfida e parë për Kupën e Kosovës Trepça.

Thonë se garat për Kupën e Kosovës janë garat më masovike, për faktin sepse marrin pjesë të gjitha ekipet e të gjitha rangjeve.

Shorti deshi që në rrethin e dytë të garave për Kupën e Kosovës përballë ta kemi KF “Trepça” nga Mitrovica.

Të enjten i mirëpresim mitrovicasit. Kjo është ndeshja e tretë këtë vit që ndeshmi me skuadrën mitrovicase. Dy herë shënuam fitore në ndeshjet kampionale tash të shohim në ndeshjen për Kupë në Suharekë.

Asgjë nuk është e sigurt deri në fund!? 
Na priftë e mbara! Për Ty Suharekë!”,
ka shkruar Rrustem Aliaj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat