Ish futbollisti detyrohet ta nxjerrë në ankand

Futboll

Ish futbollisti detyrohet ta nxjerrë në ankand

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 14:07
Villa e Cafus

Probleme për Cafu, ish-mbrojtësin e Romës dhe Brazilit.

Sipas portalit “Uol”, super vila që ai ka në Sao Paulo është nxjerrë në ankand për rreth 4.7 milionë euro (edhe pse vlera e saj reale është rreth 7.5 milionë euro) për shkak të një borxhi të vjetër të papaguar.

Prona, e vendosur në godinën “Alphaville Residencial 2”, përbëhet nga gjashtë suita, pishinë, fushë futbolli, dhomë kinemaje, dhomë lojërash dhe sauna. Të gjitha në një truall prej 2581 m2. Cafu do të ketë 45 ditë pune për të liruar shtëpinë e tij, pasi ankandet e mëparshme për shitjen e vilës dështuan.

Urdhri për të nxjerrë në ankand pronën e ish-mbrojtësit të shquar brazilian, sipas “Uol”, u lëshua në shkurt 2018.

Ish-mbrojtësi i krahut u përpoq ta shmangte humbjen e vilës së tij, duke pretenduar se jeton atje me familjen dhe dëshiron ta shlyejë borxhin. Por gjyqtarët nuk e pranuan pretendimin e tij, të vendosur për të dëmshpërblyer palën që e ka paditur ish-futbollistin për borxhin e pashlyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat