Skuadra e Seria A bën gati ofertën për Brojën

Futboll

Skuadra e Seria A bën gati ofertën për Brojën

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 14:50
Pamje nga një ndeshje

Armando Broja mund të largohet nga Chelsea që në merkaton e janarit për të nisur një aventurë të re. Destinacioni i ardhshëm i sulmuesit të Kombëtares shqiptare, mund të jetë Italia.

Torino është vënë seriozisht në ndjekje të bomberit nga Malësia e Madhe, madje italianët kërkojnë që të arrijnë tek shqiptari që në merkaton e janarit.

Sipas mediave italiane, si fillim, torinezët do të mundohen të shesin Nemanja Radonjic, për t’i bërë hapësirë Brojës.

Në rast se largimi i Radonjic ndodh, atëherë italianët do të nisin nga puna për të negociuar me Chelsean.

Por duket shumë e vështirë, pasi trajneri i “Bluve të Londrës”, Mauricio Pochettino e pëlqen shumë shqiptarin dhe mund ta lërë të lirë vetëm në formë  huazimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat