Serbët ndërruan mendje për Shqipërinë, Jasir Asani nuk frikësohet

Futboll

Serbët ndërruan mendje për Shqipërinë, Jasir Asani nuk frikësohet

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 19:59
Jasir Asani

Një rrëfim shumë i veçantë i lojtarit të momentit te Shqipëria.

Por përpara se të hidhej shorti i Europianit të Gjermanisë, presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Dragan Xhajiq, u shpreh se nuk e donte Shqipërinë në të njëjtin grup, shumë më ndryshe nga lojtarët e Shqipërisë që e kërkonin të gjithë këtë Kombëtare si rival.

E teksa shorti u hodh, zëvendës presidenti i futbollit të Serbisë u shpreh se po lutej që Serbia të shkonte në të njëjtin grup me Shqipërinë dhe Kroacinë. Jasir Asani kishte një batutë edhe për këtë rast. 

Jasir Asani ishte i ftuar në emisionin “Koha Shtesë” në mbrëmjen e djeshme.

“E doja Serbinë në të njëjtin grup, do ta doja që ta shikonim se kush ishte më i fort.

Çdo lojtari i Shqipërisë e kishte ëndërr që të luanim me Serbinë tani. Megjithatë ne kemi këtë grup të fort tani dhe do të punojmë që t’i tregojmë edhe këtyre Kombëtareve të forta se më kanë të bëjnë punë, që kanë të bëjnë me Shqipërinë. Serbët ndërruan mendje?

A e hedhim edhe njëherë shortin? (qesh). Jo në fakt, ne po e shohim nga rrjetet sociale që na kanë marrë shumë lehtë, por do t’u tregojmë se kush jemi ne aty dhe do ta kenë shumë, por vërtet shumë të vështirë kundër nesh”, tha Asani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat