McTominay hero i Manchester Utd, me golat e tij gjunjëzojnë Chelsean

Futboll

McTominay hero i Manchester Utd, me golat e tij gjunjëzojnë Chelsean

Nga: K. G. Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 23:13
McTominay e Fernandes

Manchester Utd ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Chelseat.

Një ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit. 

Fernandes në minutën e 9-të dështoi nga penalltia. 

Në minutën e 12-të, gafë e Sofyan Amrabat të Manchester Utd, ukrainasi Mykhailo Mudryk godet por ndalet nga shtylla. 

Megjithatë kjo nuk e ka dekoncetruar ekipin e  Manchester Utd duke kaluar në epërsi në minutën e 19-të.

Autor i golit është McTominay.

Në fund të pjesës së parë Palmer ka barazuar rezultatin 1:1. 

McTominay e kishte mbrëmjen e tij duke shënuar golin e  dytë personal dhe për rezultatin 2:1 në minutën 69-të. 

Futbollisti Armando Broja është paraqitur nga minuta e 77-të për Chelsean. 

Pas javës së 15-të në Premier League, Manchester Utd renditet në vend të 6-të me 27 pikë dhe Chelsea renditet në të 10-tin me 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat