Zikaltrit do të donin ta merrnin portugezin

Futboll

Zikaltrit do të donin ta merrnin portugezin

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Për luftën e titullit, me Interin dhe Juventusin në rreshtin e parë dhe Milanin pak më prapa, çdo detaj mund të bëjë diferencën. Jo vetëm në fushë, por edhe në merkato.

“Corriere della Sera” bën një pasqyrë të situatës, duke nënvizuar se si dy skuadrat milaneze kanë strategji të ndryshme. Zikaltrit tashmë po mendojnë për verën e ardhshme, ndërsa kuqezinjtë duan përforcime të menjëhershme.

Në frontin e Interit, Tjago Djalo pëlqehet për mbrojtjen.

Zikaltrit do të donin ta merrnin portugezin nga Lille gjatë verës së ardhshme, por duhet të përballen me konkurrencën e Juventusit, i cili është gati të shpenzojë 4 milionë euro për ta marrë atë menjëherë.

Në vijim, përtej rinovimit të Lautaros, objektivi mbetet Taremi (edhe për qershorin, por gjërat mund të ndryshojnë nëse Sanchez pranon një nga ofertat që i ka ardhur nga Arabia Saudite).

Milani ka nevojë edhe për një mbrojtës dhe një sulmues, duke pasur parasysh dëmtimet e shumta.

Emrat më të njohur janë ata të Jonathan David të Lille për repartin ofensiv dhe Miranda të Betis për repartin e mbrojtjes. Për më tepër, një përpjekje është duke u zhvilluar me Villarrealin për të rikthyer Gabbia, i cili nuk është titullar te “Nëndetësja e Verdhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat