Maqedonia U19 në grup me Zvicrën

Futboll

Maqedonia U19 në grup me Zvicrën

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 15:06
Grupet

Në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës është tërhequr shorti për “Elite Round” në kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023/2024.

Maqedonia U19 mësoi rivalët për raundin elitar të kualifikueseve për Kampionatin Evropian të vitit 2024.

Futbollistët e Maqedonisë U19 dhe trajneri Toni Jakimovski do të jetë pjesë e grupit 7, me Zvicrën, Ukrainën dhe Letoninë. Në këtë fazë janë gjithsej 7 grupe me nga 4 skuadra, derisa Kosova bënë pjesë në grupin e parë së bashku me Spanjën, Austrinë dhe Slloveninë.

Turneu kualifikues i këtij grupi do të mbahet në Slloveni, derisa datat kur do të zhvillohen ndeshjet janë 20/23/26 mars 2024. Kualifikimin për në Evropian e sigurojnë skuadrat lidere të grupeve përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat