Chiellini synon të punojë te Juventus pas pensionimit

Futboll

Chiellini synon të punojë te Juventus pas pensionimit

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 16:57
Chiellini

Giorgio Chiellini ka thënë se e sheh veten duke u rikthyer te ish-klubi i Juventusit.

Pas pensionimit nga futbolli aktiv, mbrojtësi ka synime të hyjë në botën menaxheriale të futbollit. Italiani aktualisht është pjesë Los Angeles në MLS, ku ka zhvilluar dyzet e dy ndeshje dhe ka realizuar një gol.

Gjatë karrierës së tij Chiellini më së shumti ka qëndruar te Juventus, nga viti 2005 deri në vitin 2022, duke luajtur gjithsejt 561 ndeshje dhe duke realizuar tridhjetë e gjashtë gola.  

"Puna në menaxhim është aspirata ime, kam një diplomë në ekonomi dhe një MBA në futboll", ka thënë mbrojtësi. 

"Kam kaluar pothuajse gjysmën e jetës sime në atë klub dhe me të cilin ende jam shumë i lidhur. Nuk e mohoj që të ardhmen time e shoh të lidhur me Juventusin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat