​Pogba në probleme të mëdha, ja çka po kërkon prokuroria

Futboll

​Pogba në probleme të mëdha, ja çka po kërkon prokuroria

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 17:27
Paul Pogba

Prokuroria e anti-dopingut ka kërkuar një dënim maksimal prej katër vitesh për Paul Pogban, pas testit të tij pozitiv të drogës.

Mesfushori i Juventusit dështoi në një test anti-doping në muajin gusht të vitit 2023, ndërsa ende është në pritje të konfirmimit të tij të plotë.

Viteve të fundit, karriera e 30 vjeçarit ka qenë vetëm në rënie. Edhe pse e fitoi Kupën Botës me Francën në vitin 2018, ai nuk mundi ta vazhdojë të njëjtën gjë edhe në nivel të klubit, me transferimin e tij 110 milionësh te Manchester United në vitin 2016 që shihet si një dështim total. Pogba u rikthye më pas te Juventusi si lojtar i lirë në verën e vitit 2022, por lëndimet e kanë ndalur atë që të rigjejë formën e tij.

Ai ishte mjaftueshëm i aftë për të luajtur në një fitore 3:0 ndaj Udineses më 20 gusht të këtij viti, megjithatë, ai u testua pas lojës që më pas ndezi një hetim. Mësohet se në test u zbulua testosteroni i paprodhuar nga trupi dhe kështu ai u pezullua përkohësisht nga autoriteti italian antidoping (NADO).

Pasi testi i tij fillestar dështoi, testi B i tij u dërgua për analiza të mëtejshme në klinikën Acqua Acetosa në Romë. Ajo mostër konfirmoi lajmin e keq për Pogban dhe tani duket sikur një dënim i gjatë mund të jetë në rrugën e tij.

Në të vërtetë, siç raportohet nga “Sky Sports”, prokurorët antidoping në Itali kanë kërkuar një dënim maksimal prej katër vitesh për francezin.

Pogba, i cili nuk ka bërë komente publike mbi rastin, vendosi të mos bëjë një marrëveshje për pranimin e fajësisë me agjencinë antidoping të Italisë, që do të thotë se çështja do të gjykohet para gjykatës antidoping të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat