​Trajneri i Benficas e konfirmon planin e klubit për Di Marian

Futboll

​Trajneri i Benficas e konfirmon planin e klubit për Di Marian

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 18:30
Angel Di Maria

Trajneri i Benficas, Roger Schmidt ka folur për të ardhmen e Angel Di Marias në klub.

Schmidt e konfirmoi se plani i klubit është t’ia vazhdojë kontratën Di Marias edhe për një sezon.

“Ne do të provojmë që të mbajmë Angel Di Marian këtu në klub edhe për një sezon, ky është plani”, tha Schmidt.

“Ne jemi duke e shijuar çdo ndeshje dhe çdo seancë stërvitore me Di Marian, mbetet të shihet, ne do të provojmë”, tha më tej Schmidt.

Kontrata e Angel Di Marias me Benfican skadon në muajin qershor të vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat