Kosova U17 mëson kundërshtarët në Ligën A për Euro 2024

Futboll

Kosova U17 mëson kundërshtarët në Ligën A për Euro 2024

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave në grupmoshën deri 17-vjeç ka mësuar kundërshtarët për rrethin e dytë në Ligën A për kualifikimet e Evropianit 2024.

Dardanet U17 janë shortuar në Grupin A2 ku bëjnë pjesë edhe Finlanda, Portugalia dhe Islanda. Ky rreth i garave përbëhet nga 7 grupe, ku fituesit e secilit grup i bashkohen Suedisë si nikoqire e Kampionatit Evropian, i cili mbahet prej 5 deri më 18 ma

j. Ndërkohë, skuadrat që përfundojnë në vendin e katërt do të bien në Ligën B për edicionin e ardhshëm kualifikues 2024/25.

Kosova arriti të avancojë në Ligën A, pasi në në muajin tetor arriti të fitojë grupin e saj në Ligën B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat