Gashi e Emini dënohen me nga dy ndeshje 

Futboll

Gashi e Emini dënohen me nga dy ndeshje 

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 08.12.2023, shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të 1/16 të Kupës së Kosovës edicioni 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

Vendime:

Lojtari i FC “ Malisheva“, Flamur Gashi nr fanelle 12 dhe nr ID : 000164M00. Pas përfundimit të ndeshjes 1/16 të Kupës së Kosovës Malisheva – Kika, sa ishin ende në fushë pati sjelle josportive ndërmjet lojtarit të FC” Malisheva” Flamur Gashi dhe lojtarit të KF “Kika” Besfort Emini, të cilët janë ndëshkuar me karton të kuq. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva – Kika. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Kika ” Besfort Emini nr fanelle 10 dhe nr ID:002761M99. Pas përfundimit të ndeshjes 1/16 të Kupës së Kosovës Malisheva – Kika, sa ishin ende në fushë pati sjellje josportive ndërmjet lojtarit të FC” Malisheva” Flamur Gashi dhe lojtarit të KF “Kika” Besfort Emini të cilët janë ndëshkuar me karton të kuq. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva – Kika. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK, njofton Komisioni Disiplinor; shkalla e parë, kryetar: Metë Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat