Mbrojtësi anglez shpallet lojtari i muajit në Premier League

Futboll

Mbrojtësi anglez shpallet lojtari i muajit në Premier League

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 15:50
Maguire

Në fund, përpjekjet e tij u shpërblyen. Pavarësisht kritikave shpeshherë jobujare dhe të ekzagjëruara, Harry Maguire nuk ka reshtur kurrë së besuari në cilësitë e tij.

Pasi refuzoi një transferim në merkaton e verës, qendërmbrojtësi anglez ka rifituar dalëngadalë vendin e tij si titullar te Manchester United dhe rezultatet e tij personale janë pozitive.

Maguire u zgjodh lojtari i muajit në Premier League, falë një nëntori të mrekullueshëm.

Tre ndeshje, tre fitore dhe asnjë gol të pësuar për “Djajtë e Kuq”, gjithashtu falë paraqitjeve fantastike të Harry Maguire, i cili është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes, këtë herë për mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat