Franca “godet” tifozët

Futboll

Franca “godet” tifozët

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 16:02
Tifozët

Ngjarjet eksetreme kërkojnë masa ekstreme. Autoritetet franceze duket se e kanë humbur durimin, pas dhunës të kthyer në një normalitet në stadiumet e Ligue 1 në muajt e fundit.

Konfirmimi vjen me vendimin drastik të qeverisë në vend, që ka ndaluar transfertat e tifozëve në pesë ndeshje të kampionatit dhe tre të tjera në Kupë që do të luhen në këtë fundjavë.

Vendimi i firmosur nga Minisitri i Brendshëm francez, Gerlad Darmanin i cilëson këto sfida si me rrezikshmëri të lartë dhe për këtë arsye, tribunat e stadiumeve do të jenë të mbyllura për tifozët miq.

Ky është vetëm fillimi i një politike pa asnjë kompromis nga ana e autoriteteve franceze, pas akteve të dhunshme të javëve të fundit në futbollin në vend.

Ndeshja mes Olympique Marseille dhe Lyon u anulua më 29 tetor, pasi tifozët vendas goditën me sende të forta autobusin e skuadrës mike, ndërsa i plagosur mbeti trajneri i Lyon, italiani Fabio Grosso.

Por ngjarja më e rëndë u shënua javën e shkuar, ku një tifoz i Nantes humbi jetën pasi u godit me thikë përpara ndeshjes kundër Nice.

Vendimi i qeverisë franceze është mbështetur nga aktorët e tjerë lokalë, përfshirë edhe Federatën e Futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat