Festë në Riad për Ronaldon, shifra e pabesueshme që arrin sonte

Futboll

Festë në Riad për Ronaldon, shifra e pabesueshme që arrin sonte

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 16:12
Ronaldo

Cristiano Ronaldo pranë një momenti historik të ri në karrierën e tij të gjatë futbollistike në Arabinë Saudite. Gjithçka gati në Riad për festën e madhe të Cristiano Ronaldos. CR7 do të luajë ndeshjen numër 1200 si profesionist.

Një rekord i rezervuar për shumë pak futbollistë në karrierën e tyre. Stadiumi i Riadit, shtëpia e Al Nassr, ka gjithçka gati që legjenda portugeze të festojë një numër kaq të madh ndeshjesh.

Trajneri Luis Castro nuk e aktivizoi Cristianon në transfetën e Taxhikistan në Ligën e Kampionëve të AFC-së, që portugezi të mund ta festonte shifrën e 1200 ndeshje në karrierën e tij para tifozëve të Al Nassr.

Pritet të jenë plot 25 mijë tifozë që do të tharrasin emrin e Cristianos në gjatë takimit që nis në orën 19:00.

Cristiano synon që të luajë të paktën deri në qershor të vitit 2025. Portugezi tani mund të synojë të parakalojë legjenda të tilla si: portierin anglez, Peter Shilton (1375); anglezin tjetër, Paul Bastock (1,286); dhe brazilianët Rogério Ceni (1237) dhe Fábio (1212). CR7 nuk njeh kufij.

Ndeshjet e luajtura dhe golat e shënuar:

Sporting Portugali: 31 ndeshje dhe 5 gola

Manchester United: 346 ndeshje dhe 145 gola

Real Madrid: 438 ndeshje dhe 450 gola

Juventus: 134 ndeshje dhe 101 gola

Al Nassr: 45 ndeshje dhe 38 gola

Portugali: 205 ndeshje dhe 129 gola

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat