​Ja kur do të hidhet shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

Futboll

​Ja kur do të hidhet shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Ndeshja e fundit e fazës së 1/16-ës së finales së Kupës së Kosovës përfundoi sot, me skuadrën e Dinamos që siguroi biletën e fundit drejt 1/8-ës së kësaj gare.

Dinamo e mposhti sot me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Vushtrrisë, me golin e vetëm të ndeshjes të shënuar nga Drilon Sadiku (minuta e 73’).

Dinamo i bashkohet Llapit, Prishtinës, Malishevës, Dukagjinit, 2 Korrikut, Trepçës ’89, Gjilanit, Feronikelit ’74, Dritës, Rilindjes 1974, Vëllaznimit, Ballkanit, Prishtinës së Re, Suharekës dhe Vjosës si skuadrat që kanë siguruar kualifikimin në 1/8-ën e kësaj gare.

Ndërkaq, Komisioni i Garave i FFK-së ka bërë të ditur se shorti për 1/8-ën e finales së Kupës së Kosovës do të tërhiqet të martën e 12 dhjetorit me fillim nga ora 12:00 në selinë e FFK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat